Largimi i amerikanëve, ndihmësi i Osama bin Laden kthehet në Afganistan

schedule22:41 - 30 Gusht, 2021

schedule 22:41 - 30 Gusht, 2021

Amin-ul-Haq, një udhëheqës i lartë i al-Kaedës në Afganistan, është kthyer në vendin ku ka lindur, provincën Nangarhar pasi kjo e fundit ra në duart e talebanëve. Amin-ul-Haq ishte një ndihmës i ngushtë i ish-kreut të al-Kaedës, Osama bin Laden, i cili u vra nga forcat amerikane në Abbottabad të Pakistanit në 2011.

Ai ishte personi përgjegjës për sigurinë e Osama bin Laden në Tora Bora dhe u bë i afërt me të në vitet ‘80 kur ai punoi me Abdullah Azzam në Maktaba Akhidmat.

Departamenti i Thesarit i SHBA në 2001 e përfshiu në listën e terroristëve globalë. Në të njëjtën kohë, sanksione ndaj tij janë vendosur nga Kombet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Ka gjithashtu raporte se  Al Kaeda mund të riaktivizohet brenda 18 deri në 24 muaj pas tërheqjes së SHBA nga Afganistani. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!