Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve: Shtrëngohen masat

schedule12:02 - 30 Gusht, 2021

schedule 12:02 - 30 Gusht, 2021

Pas rritjes së rasteve të reja me COVID, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur ditën e sotme shtrëngim të masave në fuqi duke caktuar zgjatje të orës policore nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Ndërkohë nga data 6 shtator për të gjithë ata që duan të futen në Shqipëri do të kërkohet test PCR, vaksinë ose vërtetim që tregon se e keni kaluar COVID në 6 muajt e fundit.

Vaksina do të jetë me detyrim për arsimtarët, studentët dhe stafet mjekësore të cilët do të duhet të paraqesin vërtetimin se e kanë marrë vaksinën pas datës 30 shtator. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!