Humbja e lehtë mund të jetë aq e thjeshtë sa ndryshimi i mëngjesit tuaj. Dy studime kanë treguar se konsumi i vezëve në mëngjes mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Në studimin e parë, të kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA, grupi i grave që kishin ngrënë vezë në mëngjes konsumuan më pak kalori në drekë se të tjerët.
Ndërsa në studimin e dytë, morën pjesë 152 gra të ndara në dy grupe. I pari konsumoi vezë dhe tjetri bukë, të cilët u përfshinë në një program humbje peshe. Pas tetë javësh, grupi i vezëve kishte dallime të konsiderueshme nga grupi i bukës:
– 65% humbje më e madhe në peshë (400 gram më shumë)
– 61% ulje më e madhe në Indeksin e Masës së Trupit.
– 34% ulje më e madhe në perimetrin e belit.
– 16% ulje më e madhe në përqindjen e yndyrës në trup. /abcnews.al