Macron: Dialogu për evakuimet me talebanët nuk do të thotë njohje

schedule21:08 - 29 Gusht, 2021

schedule 21:08 - 29 Gusht, 2021

Presidenti Emmanuel Macron thotë se diskutimet që Franca po bën me talebanët për evakuimin e shtetasve dhe personave në rrezik nga Afganistani nuk do të thotë njohje e grupit të ashpër si sundimtarët e rinj të vendit.

“Ne kemi operacione për të kryer në Afganistan, evakuimet. Talebanët janë ata që kontrollojnë … ne duhet t’i kemi këto diskutime nga një këndvështrim praktik. Kjo nuk do të thotë se do të ketë njohje. Ne kemi vendosur kushte, “tha Macron për edicionin  e lajmeve të mbrëmjes të televizionit TF1 gjatë një vizite në Irak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!