Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimit për ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur Sherif Merdani. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se Merdani kaloi një kalvar vuajtjesh si i burgosur politik.
Mesazhi nga Ilir Meta:
Këngëtari i lirisë, Sherif Merdani u nda sot prej nesh duke lënë pas shumë dhembje.
I burgosur politik, së bashku me të tjerë artistë të mëdhenj pas Festivalit të 11-të të muzikës së lehtë shqiptare, ai kaloi një kalvar të gjatë vuajtjesh pse guxoi të jepte një dritë shprese, nëpërmjet artit, në periudhën më të errët për vendin.
Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve për këtë humbje të pazëvendësueshme!
I paharruar kujtimi i Sherif Merdanit!
“…Dhe me diellin çdo mëngjes, po, po,
‘Let it be’, kam për të kënduar”.
g.v/abcnews.al