Ballkani shtang Prishtinën kampione, Gjilani ia del ndaj Feronikelit

schedule19:12 - 29 Gusht, 2021

schedule 19:12 - 29 Gusht, 2021

Ballkani dhe Gjilani kanë festuar triumfet 1-0 në transferta ditën e sotme. Skuadra nga Suhareka u përball me Prishtinën kampione në fuqi dhe mori tre pikët.

Vendimtar ishte Ermal Krasniqi, i cili shënoi në fillim të pjesës së dytë golin trepikësh në portën e mbrojtur nga Egland Haxho.

Kështu Prishtina nuk fiton sërish dhe ka vetëm një pikë në dy javët e para të kampionatit. Për Ballkanin kjo ishte fitorja e parë.

E njëjta situatë edhe për Gjilanin, skuadër që pretendon titullin kampion këtë sezon. Ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi, ndaj Feronikelit, iu fal një penalltie të kthyer në gol nga Gerhard Progni. / abcnews.al