Flakë në parakalim i mori jetën pasagjerit, arrestohet shoferi në Lezhë, gënjeu policinë: Nuk isha në timon

schedule15:28 - 29 Gusht, 2021

schedule 15:28 - 29 Gusht, 2021

Nikoll Gjoni është arrestuar nga policia pasi ditën e djeshme ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Ford” i cili doli nga rruga pas një parakalimi të gabuar dhe për pasojë ndërroi jetë pasagjeri Paulin Gjomarkaj. Gjoni i tha policisë se ky i fundit kishte qenë në timon në momentin e aksidentit duke u futur në parakalim të gabuar por nga verifikimet ka rezultuar se ai ka qenë pasagjer.

Ai u shpreh tha se në momentin e aksidentit Gjokmarkaj devijoi për të shmangur një përplasje me një këmbësor. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

“Në vijim të informacionit paraprak për aksidentin ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Manati, Lezhë, ku humbi jetën shtetasi Paulin Gjomarkaj, i cili u dha paraprakisht si drejtues mjeti, nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar së drejtuesi i automjetit ka qënë shtetasi Nikoll Gjoni, i cili pas një parakalimi të gabuar, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përplasur me sinjalistikën rrugore e më pas me një grumbull gurësh dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi Paulin Gjomarkaj.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Nikoll Gjoni, 27 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!