Një grua afgane që po ikte në Mbretërinë e Bashkuar lindi vajzën në avion.
Soman Noori 26 vjeçe, ishte në një fluturim nga Dubai në Birmingham, pasi kishte lënë më parë Kabulin. Pa mjek në bord, anëtarët e ekuipazhit e ndihmuan të sillte vajzën në jetë, shkruan “BBC“.
Linja ajrore tha se nëna dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore. Zonja Noori po udhëtonte me burrin e saj, Taj Moh Hammat, 30 vjeç dhe dy fëmijët e tyre të tjerë.
Linja ajrore theksoi se si maskë paraprake, avioni u ul në Kuvajt për të vijuar më pas rrugën për në destinacionin final, Birmingham dhe të ulej në orën 11:45 të së shtunës.
Ndërkohë që pak ditë më parë një nënë afgane solli në jetë fëmijën e saj gjatë udhëtimit në bordin e një avioni ushtarak amerikan rrugës për në Gjermani.
Britania mbylli fluturimet e evakuimit të afganëve nga Kabuli. Fluturimet e radhës nga Kabuli do të kenë në bord personelin diplomatik dhe ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar./ Abcnews.al