Pranë kufirit me Shqipërinë, si u kap 1.2 ton kokainë mes bananeve në Malin e Zi, dalin pamjet

schedule15:33 - 27 Gusht, 2021

schedule 15:33 - 27 Gusht, 2021

Mediat malazeze kanë publikuar pamjet e magazinës  në fshatin Mojanoviçi shumë pranë kufirit me Shqipërinë, ku u kap 1.2 ton kokainë e fshehur në kontejnerët me banane.

Droga e cila ishte nisur nga vendet e Amerikës Latinë për në portin e Tivarit, ishte e ndarë në 1 205 pako, një pjesë e të cilave kishte sipër mbishkrimin “Covid”.

Policia futi në kurth transportuesit e kokainës duke i lënë të kalonin në port për të mësuar destinacionin e tyre. Kontejneri u fut edhe në skaner dhe drejtuesit  të kamionit iu dha certifikata se gjithçka ishte e pastër.

Më pas, policia ndoqi rrugëtimin e kontejnerit në kamionin me targa PG-353GA për të kuptuar se ku do të shkonte me qëllim kapjen e porositësve.

Në pranga u vunë  Marijana Krstović (27 vjeç) dhe Buda Krstović (66 vjeç).

Pas kapjes së kësaj sasie të madhe droge, policia malazeze kreu disa operacione kërkimi në zona të ndryshme të vendit duke sekuestruar edhe atje drogë e armë. m.v/abcnews.al