Një avion pritet të niset nga aeroporti Luton në Londër në drejtim të Afganistanit për të evakuuar personelin dhe kafshët nga një organizatë bamirësie.
Fushata për të nxjerrë themeluesin e Noëzad Paul “Pen Farthing së bashku me kafshët dhe stafin nga Kabuli është bërë e njohur si Operacioni Arka.
Avioni i financuar privatisht do të ulet të premten, por Farthing tha se nuk po lejohej të hynte në aeroport.
Ka pasur kritika në lidhje me përparësinë e kafshëve ndaj njerëzve, por megjithatë u dha miratimi për flurturim.
Veterani i Marinës Mbretërore, Farthing, i cili është nga Essex, themeloi strehën e kafshëve Noëzad, duke shpëtuar qen, mace dhe gomerë pasi shërbeu në Afganistan në mesin e viteve 2000.
Ai ka thënë se nuk do të largohej nga vendi pa stafin ose kafshët e tij. Kuptohet që Farthing ka rreth 68 staf dhe 150 mace dhe qen, si dhe njerëz të tjerë të përshkruar si “të prekshëm”. /abcnews.al