Çun Lajçi, aktori i njohur nga Kosova i ka kushtuar disa vargje prekëse Marigona Osmanit, 18-vjeçares nga Kosova e cila u la e vdekur në derë të spitalit nga bashkëjetuesi i saj Dardan Krivaqa. Osmani dyshohet se ishte rrahur nga Krivaqa në banesën e tyre 24 orë para se të dërgohej në spital. Krivaqa u arrestua një ditë më parë. Në pranga është vënë edhe shoku i tij Arbër Sejdiu.
Postimi i Çun Lajçit:
Nanë, a duhet heshtë
(Marigonë O)
M’lindët nga palcë kurrizi e m’puthët
m’treguet për jetën diçka edhe për turpin
m’dhatë kamë por jo dorën kur u rreëzova
s’me mbrojtët nga dhunë e përdhunë
Je femën thashë nuse e re duro
fjalën ndrydhe si dhimbjen n’zemër
Baba m’kallxoi ç’asht nderi nana ç’asht turpi
por s’treguen ç’asht dashnia
dhash shpirt para nji burri gjysëm burri
që s’diti ç’asht grueja
Nanë
Gjithçka më mësove
por si të mbrohem nga nji burrë i pa burr
kurrë s’më kallxove.
m.v/abcnews.al