Milani e kërkonte një qendërsulmues dhe më në fund e ka gjetur, duke firmosur me një lojtar me mjaft të ardhme. Pietro Pellegri është lojtari më i ri i kuqezinjve.
20-vjeçari vjen me formulën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit të ardhshëm. Në kontratë parashikohet se blerja mund të bëhet e detyrueshme për Milanin në rast se plotësohen disa kushte të paracaktuara.
Pellegri do të veshë fanellën me numrin 64. Duhet të themi se Pellegri rikthehet në Serie A, pasi ka luajtur më parë me Genoa, me të cilën ka debutuar që në moshën 15-vjeçare.
Pellegri ka bërë 33 paraqitje në karrierën e tij, në Serie A (9), Coppa Italia (1), Ligue 1 (22) dhe Kupën e Francës (1), duke shënuar gjithsej pesë gola, tre në Serie A dhe dy në Ligue 1. /abcnews.al
Official Statement: Pietro Pellegri ➡ https://t.co/F4ereQFzm1
Comunicato Ufficiale: Pietro Pellegri ➡ https://t.co/mna5NzTmAO #NewPlayerUnlocked #SempreMilan pic.twitter.com/fkZUp97er4
— AC Milan (@acmilan) August 25, 2021