Rakacolli: Rritja e rasteve nuk pengon hapjen e shkollave, do shtojmë kontrollet për maskat

schedule11:05 - 25 Gusht, 2021

schedule 11:05 - 25 Gusht, 2021

Zv/ministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar se në javët në vazhdim do të ketë një shtim të kontrolleve për zbatimin e aktit normative për parandalimin e përhapjes së pandemisë, kryesisht në lidhje me përdorimin e maskës në ambiente publike.

Ajo u shpreh se bazuar në nivelin e deritanishëm të infeksionit, nuk ka probabilitet për shtyrje të afatit të hapjes së shkollave.

“Në supermarkete shohim shumë veta pa maska. Në radhë të parë zbatimi I masave është problem individual, Duhet të mbrojmë veten tonë dhe pjesën tjetër. Kemi detyrim kontrollin e masave dhe bashkëpunimi me strukturat që kanë për detyrë këtë punë kanë vazhduar kontrollet. Në ditët në vazhdim do intensifikohet për të aplikuar penalitetet që përmban ligji.

Për nivelin e infeksioneve që është sot shkollat do të hapen atëherë kur është parashikuar. Me shifrat që kemi sot, nuk diskutohet hapja e shkollave”, tha Rakacolli. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!