Qytetari që ndihmoi policinë për arrestimin e vrasësit të 18-vjeçares refuzon shpërblimin e Pacollit

schedule19:46 - 24 Gusht, 2021

schedule 19:46 - 24 Gusht, 2021

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka ofruar një shpërblim personit që ndihmoi policinë për të vënë në pranga Dardan Krivaqën, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në Ferizaj. Këshilltari i tij Naim Murseli ka shkruar në një status në rrjetet sociale se Pacolli ka kontaktuar me të, por ky i fundit e ka refuzuar shpërblimin.

“Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arrestimin e vrasësit të Marigonës nga z. Behgjet Pacolli. Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person i cili ka refuzuar çfarë do shpërblimi. Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë!”, shkruan ai. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!