Breshëri plumbash janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Lushnje. Burime bëjnë me dije për ABC se disa persona të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Golf 5 kanë qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të një lokali në pedonalen e qytetit duke lënë të vdekur një person ndërsa janë plagosur pesë të tjerë.
Ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur transportimin e tyre në spital. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. /Abcnews.al