Përfundojnë gërmimet në tunelin e Skërficës

schedule12:52 - 23 Gusht, 2021

schedule 12:52 - 23 Gusht, 2021

Është hapur tuneli i Skërvicës. Ky tunel me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës strategjike Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës.

Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili publikoi sot pamje nga momentet e hapjes së tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë, ku inspektonte edhe ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku.

“ Hapet tuneli i Skërficës, pjesë e aksit të ri rrugor Kardhiq-Delvinë. Gërmimet kanë përfunduar në të gjithë gjatësinë e tij dhe tashmë po punohet për plotësimin e të gjithë elementëve të tjerë të nevojshëm të kësaj vepre Ministrja Belinda Balluku ndjek ecurinë e punimeve” shkruan Rama. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!