Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Katër gabimet që bëni kur karikoni celularin tuaj

schedule20:34 - 22 Gusht, 2021

schedule 20:34 - 22 Gusht, 2021

Pothuajse të gjithë i ngarkojmë celularët çdo ditë. Si rezultat, ne nuk i përdorim gjithmonë siç duhet. Në fakt, ka disa gabime që shumica prej nesh shpesh i bëjnë dhe shkatërrojnë celularët.

E lini celularin në karikim edhe kur të ketë arritur 100%

Çdo bateri ka cikle të veçanta të karikimit. Nëse e ngarkoni 100% çdo herë dhe e lini akoma në prizë, zvogëloni jetëgjatësinë e baterisë. Rregulli i përgjithshëm është që ta ngarkoni 100% herën e parë dhe më pas të përpiqeni ta mbani baterinë midis 20% dhe 80%.



Përdorni telefonin tuaj ndërsa po karikohet

Në këtë mënyrë, vendosni në funksion të dyfishtë baterinë e celularit, e cila në thelb po përpiqet të bëjë dy gjëra në të njëjtën kohë. Nëse dëshironi ta përdorni, do të ishte mirë ta hiqni nga priza dhe pastaj ta ngarkoni përsëri.

E lini në karikim nga laptopi

Kjo nuk duhet të jetë një zgjidhje. Kjo sepse zakonisht, karikimi i telefonit nga laptopi merr një kohë të gjatë dhe çaktivizon ngarkimin e shpejtë të baterisë.

Lejoni që bateria të arrijë 0%

Nëse e lini shpesh baterinë e telefonit tuaj të arrijë 0 përqind, atëherë zvogëloni ndjeshëm jetëgjatësinë e tij. /abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!