Jeta në Afganistan, rrëfimi i 3 grave pas marrjes së pushtetit nga talebanët

schedule10:57 - 21 Gusht, 2021

schedule 10:57 - 21 Gusht, 2021

Nga Nilly Kohzad, CNN

Pas marrjes së pushtetit nga talebanët, ka qenë e vështirë të zbulosh se si jeta ka ndryshuar për afganët jashtë Kabulit dhe sidomos për gratë.

Të enjten, CNN kontaktoi me tre gra- të gjitha në mesin e të 20-tave dhe të arsimuara, për të kuptuar si jeta e tyre është ndikuar nga ndryshimi i shpejtë i regjimit dhe a ndihen të sigurta nën sundimin taleban.

Udhëtimi për në Kabul

 

Një grua është strehuar në Kabul me familjen e saj që kur shtëpia e saj u godit nga një raketë  në qytetin verior të Kunduz.

“Kunduz nuk është një vend i sigurt. Askush nuk duhet të jetojë atje,” tha ajo. “Unë flas ende me shumë nga kolegët e mi që ndodhen  në Kunduz. Gratë po qëndrojnë në shtëpi dhe të gjithë ata që ishin në punë kanë frikë të dalin jashtë.  Të gjithë kanë frikë nga talebanët,” tha ajo.

Ajo bëri një dallim midis personave që kishin një biznes dhe atyre që punonin për qeverinë e mëparshme.

“Ata që kishin biznes apo nuk punonin për qeverinë, jeta duket se vazhdon normalisht, pasi shumica janë të vetëpunësuar. Punonjësit e qeverisë nga ana tjetër janë të gjithë në shtëpi dhe nuk mund të kthehen në punë pavarësisht njoftimit të talebanëve,  “tha ajo.

“Unë dyshoj shumë që talebanët kanë ndryshuar. Ata nuk kanë të njëjtat vlera si populli afgan. Demokracia nuk është diçka, të cilën ata mund ta kuptojnë. “Unë po përpiqem të largohem nga vendi nëpërmjet OJQ -ve dhe agjencive humanitare,” shtoi ajo. “Fatkeqësisht, askush nuk më ka ndihmuar në këtë fushë.”

Të detyruara të qëndrojnë në Kabul

 

Në shumicën e provincave larg Kabulit, jeta është bërë edhe më e vështirë. Gratë janë lënë pas dore për shkak të mungesës së mundësive dhe burimeve në dispozicion për to, dhe presioni i talebanëve vetëm sa i shton sfidat e tyre tashmë në rritje, raporton abcnews.al

Në Kunduz, një qytet me rreth 350,000 njerëz, CNN ka intervistuar një grua tjetër.  Ajo  është e stresuar për plotësimin e nevojave themelore të mbijetesës. Babai i saj punonte për Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Tani ai është pa punë.

“Ne jemi kryesisht të shqetësuar për nevojat bazë si ushqimi dhe uji,” tha ajo.  “Për momentin, situata është e  qetë por njerëzit janë të shqetësuar. Talibanët kanë njoftuar se vajzat mund të kthehen në shkollë, por sapo të shkojnë në shkolla, talebanët do të kërkojnë që vajzat të shoqërohen me një kujdestar mashkull, “tha ajo.

Për të, një incident përfshin ndryshimin sizmik në Afganistan.

“Një ditë tjetër, një nga mësueset tona femra u kthye në shkollë dhe kërceu me një riksha( karrocë më 2-3 rrota) për të arritur atje. Në Kunduz, është shumë e zakonshme të udhëtosh me riksha. Megjithatë, talebanët i ndaluan ata dhe e rrahën shoferin pasi ky po dërgonte një femër diku pa qenë e shoqëruar nga një kujdestar mashkull.

Kjo është ajo me të cilën po merremi aktualisht, “tha ajo.

Në fund të fundit, ajo nuk ndihet e sigurt dhe do të donte të largohej nga Afganistani, nëse do të kishte mundësi.

“Unë dua të largohem nga Kunduz dhe të largohem nga vendi për të qenë e sigurt. Unë jam një gazetare dhe shpresa ime e vetme janë organizatat e gatshme të ndihmojnë gazetarët që të largohen.

Unë i kam dërguar email, por deri tani nuk kam marrë asnjë përgjigje.

Situata e tensionuar në Herat

 

Qyteti i Heratit është i treti më i madh në Afganistan, me një popullsi prej më shumë se 500,000 banorësh.  Herati është një qendër historike dhe kulturore.

“Të gjithë janë në gjendje shoku “, tha një grua. “Rënia e qeverisë së Ghanit dhe formimi i një regjimi të ri nën sundimin e talebanëve ka çuar rritur shqetësimin te njerëzit.”

“Talibanët po i japin shpresë të gjithë popullsisë  se ata mund të udhëheqin me paqe dhe stabilitet. Prania e talebanëve në qytete të tilla si Herat dhe Mazar-i-Sharif është shumë më e madhe  në krahasim me Kabulin.”

“Të gjithë presin të shohin se çfarë ligjesh dhe rregullash po planifikojnë talebanët për njerëzit. Për burrat – kjo temë nuk është aq shqetësuese por gratë janë të shqetësuara dhe po pyesin veten: A do të kthehemi vërtet në vitet ’90 pas 20 vitesh kaq shumë punë dhe përparim? Apo situata do të jetë më mirë këtë herë? ”

“Megjithëse burrat nuk kanë të njëjtin ankth si gratë, ata janë të shqetësuar. Burrat janë të shqetësuar për të ardhmen e grave dhe fëmijëve të tyre, veçanërisht atyre që kanë vajza në moshë të vogël, tha ajo.

Megjithatë, si gjithë të tjerët, ajo tha se njerëzit janë të habitur nga ritmi i zhvillimeve.

Njerëzit kanë përjetuar një tronditje të  madhe, të pavetëdijshëm për të ardhmen e tyre dhe të vendit të tyre. Të gjithë janë dakord se një e ardhme e pasigurt jashtë vendit është shumë më e mirë se një e ardhme e pasigurt në vendin tënd.

Ky është niveli i dëshpërimit që ka kapluar banorët në Afganistan. Madje edhe personat që kanë punuar me qeverinë e mëparshme kanë më shumë frikë, pavarësisht premtimeve të bëra nga talebanët për një amnisti të përgjithshme.

Në Herat, talebanët po shkojnë derë më derë,  veçanërisht në shtëpitë e atyre që kanë punuar me ushtarët e ANDSF (forcat speciale afgane).

/abcnews.al