Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të numrit të viktimave. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 24 persona.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 7, 517 teste të realizuara për koronavirus kanë rezultuar pozitivë 1, 074 persona.
Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se 291 pacientë janë shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur në 151, 692 të shëruar.
Sakaq që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 5, 632 persona.
/abcnews.al/