Dy netët e para të festës së Birrës në Korçë do ia lënë vendin një tjetër mbrëmjeje fantastike. Këtë të premte, qyteti juglindor do të ndizet sërish nga atmosfera dhe kënga.
Birra Korça dhe Tirana, si “mbretëreshat” e birrave shqiptare qëndrojnë në krye të çdo tavoline.
Sot, do të interpretojnë për turistët e shumtë këngëtarë mjaft të njohur e të dashur. “Tranck N’Train, Love Itoya, Oregesa Zaimi dhe Landi Kademi & Simpatico Band” do të “elektrizojnë” mbrëmjen me zërat e tyre brilantë.
Padyshim që akoma dhe më freskuese këto net të nxehta vere do e bëjë prezenca e birrës tuaj të dashur. Në prononcimet e shumta për “News 24”, qytetarët e kanë shprehur hapur pëlqimin e tyre për festën.
Të huajt e kanë cilësuar birrën Korça si më të mirën shqiptare, ndërsa premtojnë se do të rikthehen përsëri në këtë festë tradite.