Përplasja Rusi-Ukrainë, Merkel: Jo zgjidhjeve ushtarake

schedule20:57 - 29 Nëntor, 2018

schedule 20:57 - 29 Nëntor, 2018

“Nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake në konfliktin ukrainas. Kështu deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë fjalës së saj në forumin ekonomik ukrainas – gjerman, ku Berlini këmbënguli se mbështet reformat që po ndërmerren në Ukrainë. Merkel theksoi se janë të shumta vendet që duan marrëdhënie të mira me Rusinë dhe po aq flasin për sanksione të reja. Sipas Merkel Gjermania mbështet sanksionet ndaj Rusisë në mënyrë që të jetë e qartë se dhe vendet fqinje me Rusinë kanë të drejtë për tu zhvilluar në mënyrë të pavarur./abcnews.al