Frika nga refugjatët nuk duhet të shmangë ndihmën për krizën afgane

schedule10:06 - 19 Gusht, 2021

schedule 10:06 - 19 Gusht, 2021

Nga Daniel Trilling, The Guardian

Dy imazhet që përshkruajnë më së miri vitin 2021 janë njerëz që largohen. Një prej tyre tregon imazhin e njerëzve që përpiqen të largohen nga sundimi taleban në aeroportin e Kabulit. Tjetra është evakuimi i personave nga një zjarr i madh që përfshiu ishullin grek të Evia.

Hija e krizës së refugjatëve në 2015  ” nuk duhet të përsëritet “, tha në një deklaratë  Armin Laschet, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë. Sipas analistit Anatol Lieven- kontrolli i talebanëve në Afganistan dhe raporti i fundit i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike “janë paralajmërues të një stuhie që mund të testojë demokracinë perëndimore ”.

Sidoqoftë, është thelbësore t’i rezistojmë këtyre parashikimeve. Migrimi është shumë më kompleks sesa narracioni mbizotërues i “krizës së refugjatëve”, dhe në vend që të spekulojmë se çfarë mund të rezervojë e ardhmja, ajo që ka më shumë rëndësi është se si adresohen nevojat e njerëzve këtu dhe tani.

Mbretëria e Bashkuar është kritikuar për përpjekjet e ngadalta për të evakuuar afganët të rrezikuar nga hakmarrja e talibanëve. Ngjarje të ngjashme po ndodhin edhe në vende të tjera në Europë  dhe më tej ndërsa qeveritë po përpiqen t’i përgjigjen kontrollit të shpejtë të talebanëve, raporton abcnews.al

Sipas tyre azili duhet t’u jepet personave që rrezikohen nga persekutimi, deklaroi David Sassoli, presidenti i parlamentit europian. Por përgjigjet e qeverive europiane, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, po formësohen po aq nga frika e ekzagjeruar e migrimit.

Emmanuel Macron tha këtë javë se Franca do të qëndrojë pranë “atyre që ndajnë vlerat tona”, por gjithashtu bëri thirrje për një plan “të fuqishëm” të BE -së për të ndaluar “fluksin e emigrantëve drejt Europës”.

Disa vende po këmbëngulin që të vazhdojnë dëbimet e azilkërkuesve afganë. Politika kufitare e Europës po formësohet gjithnjë e më shumë nga dëshira për të shmangur atë që ndodhi në vitin 2015.

Gjatë 18 muajve të fundit, Turqia, Maroku dhe Bjellorusia të gjithë janë përpjekur të ushtrojnë presion politik mbi një shumëllojshmëri çështjesh duke lejuar emigrantët të kalojnë në territorin e BE -së.  Kur emigrantët përpiqen të zhvedosen në perëndim, kjo ndodh sepse ata nuk kanë gjetur siguri diku tjetër, dhe zakonisht janë vetëm ata që kanë para, kontakte ose vullnet për të kërkuar mbrojtje.

Në fakt, një numër shumë i madh njerëzish janë larguar nga Afganistani për shkak të luftës. Sipas Human Rights Watch, një nga arsyet kryesore të largimit ka qenë mosrespektimi i të drejtave të njeriut, raporton abcnews.al

Azilkërkuesit, në një moment të përkohshëm të triumfit në 2002 , “duhet të kthehen në atdhe dhe të ndihmojnë në rindërtimin e vendit të tyre” që ne i shpëtuam nga tirania, pavarësisht nëse është Kosova apo tani Afganistani”, tha David Blunkett.

Në vitin 2015, një gjykatë britanike kishte urdhëruar që dëbimet në Afganistan të pezulloheshin, me arsyetimin se vendi ishte i pasigurt. Qeveria e rrëzoi vendimin vitin e ardhshëm.

Spektri i një vale të re refugjatësh mund të shërbejë për shumë qëllime politike. Mund të përdoret për të justifikuar politikat më të ashpra të kufirit; mund të cilësohet si një aktakuzë ose një miratim i ndërhyrjes ushtarake perëndimore në varësi të preferencave politike të dikujt.

Ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe qeveritë e tjera duhet të rrisin përpjekjet e tyre për evakuimin dhe zhvendosjen, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Sipas shifrave të fundit, nga agjencia e OKB -së për refugjatët,  550,000 njerëz, rreth  80% e të cilëve janë gra dhe fëmijë, janë zhvendosur që nga fillimi i vitit.

Ndërsa 2.9 milionë janë zhvendosur brenda  vitit 2020. Vendet përfshirë Mbretërinë e Bashkuar kanë shkurtuar ndihmën për Afganistanin gjatë viteve të fundit; UNHCR po kërkon rritje të fondeve për të mbuluar nevojat e njerëzve deri në dhjetor.

Duhet gjithashtu të ketë një përpjekje të koordinuar ndërkombëtare për të ndihmuar fqinjët e Afganistanit që të mbajnë kufijtë e tyre të hapur dhe të ofrojnë strehim për personat që kanë nevojë. Por vendet si Irani dhe Pakistani nuk mund të pritet ta bëjnë këtë vetëm: edhe vendet e tjera duhet të bëjnë të strehojnë afganë njësoj si Kanadaja.

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu duhet të miratojë një amnisti për azilkërkuesit afganë për ta bërë më të lehtë që familjet të ribashkohen.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!