Kina po përgatitet të “revolucionarizojë” fushën e prodhimit të energjisë elektrike, pasi dëshiron të dërgojë panele diellore që do të fuqizojnë të gjithë planetin në…hapësirë. Zyrtarët kinezë tashmë kanë filluar punën në planin e tyre ambicioz, i cili do të bazohet në ngritjen e një qendre të re kërkimore për të studiuar energjinë diellore në hapësirë.
Në përpjekje për të zgjidhur problemin e ndryshimit të klimës, ata planifikojnë të dërgojnë sisteme fotovoltaike 23,000 milje nga Toka, të cilat do të “marrin” sasi të mëdha të energjisë diellore, të afta për të përmbushur nevojat e zonave të mëdha dhe qyteteve me popullsi dhe nevoja të mëdha.
Panelet diellore në hapësirë do të thithin rrezet e diellit dhe do të kanalizojnë energjinë në panelet diellore në sipërfaqen e Tokës, ku do të bëhet shndërrimi i energjisë diellore në energji elektrike.
Studimet e deritanishme kanë treguar se një stacion diellor hapësinor do të ishte një burim i qëndrueshëm energjie pasi nuk ka re që bllokojnë rrezet e diellit, me zero emetime karboni. Në këtë mënyrë ata vlerësojnë se ndotja dhe barra e atmosferës dhe e mjedisit, përkatësisht, do të shmangen.
Gjithashtu vlen të përmendet se sasitë e energjisë së prodhuar do të jenë proporcionale me energjinë e centraleve bërthamore. Ekipi kinez po punon për t’u siguruar që brenda dekadës së ardhshme do të jetë në gjendje të lëshojë një sërë panelesh diellore në hapësirë./ Abcnews.al