U mirëprit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ambasadori: Presidenti u largua nga Afganistani me 169 mln dollarë

schedule17:35 - 18 Gusht, 2021

schedule 17:35 - 18 Gusht, 2021

Ambasadori afgan në Taxhikistan ka akuzuar presidentin Ashraf Ghani se u largua nga vendi me disa çanta në të cilat kishte 169 milionë dollarë amerikanë.

Në një konferencë shtypi në Dushanbe, ambasadori Mohammad Zahir Aghbar e akuzoi Ghani për përvetësim e 169 milionë dollarëve dhe e pranoi Amrullah Saleh, nënkryetar i Ghanit, si kreun legjitim të shtetit afgan.

Ministri afgan i Mbrojtjes Bismillah Khan Mohammadi i kërkoi Interpolit të arrestonte Presidentin Ashraf Ghani, i cili u largua nga vendi, për “shitje të atdheut”.

Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe bënë sot të ditur se e kanë strehuar Ghani-n dhe familjen e tij për arsye humanitare.