Mbi 1 mijë raste me Covid-19 dhe 15 viktima në Maqedoninë e Veriut

schedule17:39 - 18 Gusht, 2021

schedule 17:39 - 18 Gusht, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 6, 802 teste prej të cilave 1, 081 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 15 pacientë kanë humbur jetën.

Ndërkohë 91 pacientë janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 151,235.

Sakaq autoritetet shëndetësore raportojnë se që nga fillimi i pandemisë 5, 589 persona kanë humbur jetën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!