Bledar Sinella është larguar nga drejtimi i Tomorit një ditë më parë. Kavajasi, i cili vjet me beratasit iu afrua ngjitjes në Superiore, ka menduar të mos qëndrojë në krye të ekipit që garon në Kategorinë e Parë.
Në këto kushte drejtuesit e klubit kanë vepruar dhe kanë emëruar një tjetër trajner. bëhet fjalë për Klevis Dalipin, i cili për pak kohë ka qenë edhe në krye të Partizanin në Kategorinë Superiore.
Dalipi vjet ishte në krye të Korabit, skuadër që e drejtoi për gati një vit. Tani do të drejtojë Tomorin, që do të synojë të jetë një nga ekipet që do luftojë për t’u ngjitur në elitë. /abcnews.al