Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino këtë të mërkurë e shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë zhvilluar një inspektim tek poliklinikat që do të jenë në shërbim të vaksinimit.
Bino në fjalën e saj ka bërë me dije se Delta është një variant shumë i transmetueshëm, ndaj qytetarët duhet që të jenë të kujdesshëm.
Sipas saj një person i vaksinuar është shumë herë më i mbrojtur sesa një tjetër që e ka kaluar koronavirusin.
“Kësaj jave kemi pasur një rritje dyfish, ka bërë një ndryshim në lidhje me rritjen e dozave të para dhe të rasteve të reja. Pavarësisht se po vaksinohemi po vaksinohemi për të mbrojtur shëndetin jo që të lehtësohen masat, pasi varianti Delta është shumë ngjitës.
Duhet të rrisim procesin e vaksinimit në të gjithë mekanizmit. Mësuesit kanë detyrim moral që duhet të vaksinohen patjetër siç janë dhe mjekët. Ndaj kush puno me grupe njerëzish është e rëndësishme që të vaksinohen.
Kam dëgjuar që shumë persona që e kanë kaluar që nuk duan të vaksinohen, është e gabuar ato duhet të vaksinohen pasi nëse mendojnë se kanë antitrupa ato janë të pambrojtur ndaj Deltës, dhe është shumë e rëndësishme që të gjithë të vaksinohen për të krijuar antitrupat e nevojshë. Ska kohë për të humbur, duhet që të vaksinohen të gjithë, pasi vetëm një person i vaksinuar është më i mbrojtur se ai që ka kaluar Covid”, është shprehur Bino./abcnews.al