Princi Harry dhe Meghan Markle kanë reaguar pas marrjes së pushtetit nga talebanët në Afganistan.
Përmes një deklarate të gjerë, ata janë shprehur zemërthyer për të këtë situatë, duke mos lënë pas krizën nga COVID-19 dhe katastrofën natyrore në Haiti.
Çifti janë zotuar për mbështetje ndaj organizatave të ndihmës, por nuk cilësuan sa do të ishin donacionet e tyre.
“Bota është shumë delikate aktualisht. Ashtu si të gjithë që ndiejmë dhimbje të thellë për situatën në Afganistan, edhe ne kemi mbetur pa fjalë.
Teksa shikojmë krizën humanitare në rritje në Haiti nga tërmeti i fundjavës, zemra jonë është e thyer. Kur një person apo komunitet vuan, një pjesë e jona vuan me ta, edhe kur ne nuk e kuptojmë. Është e lehtë ta gjesh veten të pafuqishëm, por së bashku ne mund të vendosim vlerat tona të përbashkëta në veprim.
Si fillim, ju inkurajojmë të mbështesni organizatat e donacioneve që po kryejnë punën kritike të ndihmës. Nxisim gjithashtu njerëzit me pozitë të nisin dialogët humanitarë në takimet ndërkombëtare si në OKB dhe në samitin e G20 të mbajnë qëndrime të paanshme për ndihmën”, ka qenë disa nga fjalët e deklaratës./abcnews.al