Në pritje të afganëve, komandoja shqiptar: Shumë shpresa dhe shumë ëndrra u thyen…

schedule18:05 - 17 Gusht, 2021

schedule 18:05 - 17 Gusht, 2021

E ndërsa brenda pak orëve pritet që të vijë në Shqipëri për t’u strehuar grupi i parë i afganëve, komandoja Arbër Kurti që ka qenë me mision në Afganistan në vitin 2018 shkruan se shumë shpresa dhe ëndrra u thyen pas pushtimit të vendit nga talebanët.

Ai ka postuar në rrjetet sociale fotot e tre viteve më parë pas mbjelljes së një peme me emrin e tij, ndërsa shprehet se rrënjët e saj u ndërprenë pa u ngulur mirë.

“Afganistani, një paqe e vështirë. Shumë shpresa dhe shumë ëndrra u thyen dhe u ndërprenë dhe rritja e kësaj peme pishe u ndërpre pa u ngulur mirë rrënjët e saj” shkruan ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!