Pasi morën kontrollin e Afganistanit talebanët kanë nisur të imponojnë edhe rregullat e tyre. Që prej fillimit në rrugët e Kabulit u panë më pak gra se zakonisht, ato u mbyllën në shtëpi ndërsa edhe numri i burkave të blera ishte tejet i lartë.
Siç raportojnë mediat, grave në Afganistan tashmë do t’u mohohen edhe më shumë të drejta se më parë. Talibani mori nën kontroll edhe mediat, duke larguar gratë nga transmetimi, por mesa duket është vënë re një sjellje e re e moderuar.
Një zëdhënës i talebanëve ka dhënë një intervistë me një spikere lajmesh në televizionin privat afgan.
Sipas disave, kjo është një shenjë e një qëndrimi pak më të zbutur ndaj grave. Kujtojmë se nën regjimin e mëparshëm taleban të Afganistanit në vitet 1996-2001, gratë rrallë lejoheshin të dilnin jashtë shtëpisë. Më herët gjatë ditës, Enamullah Samangani, anëtar i Komisionit Kulturor të talebanëve, tha se nën administratën e re talebane, gratë mund të shërbenin edhe në qeveri.
“Emirati Islamik nuk dëshiron që gratë të jenë viktima. Ato duhet të jenë në strukturën qeveritare sipas ligjit të Sheriatit “, tha ndër të tjera Samangani. /abcnews.al/