Sokol Cikalleshi u ka fituar zemrat tifozëve të Konyaspor. Këtë nuk e ka bërë vetëm me golin e djeshëm kundër Sivaspor, që i dha tre pikët në transfertë skuadrës së tij.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare i ka kënaqur tifozët edhe me vendimin e tij për të folur turqisht në intervistën pas ndeshjes. “Këtë herë nuk dua një përkthyes”, ka thënë Cika, i cili vijon më tej:
“Sot do të flas turqisht. Kishim përballë një kundërshtar të vështirë, pasi Sivaspor është një ekip shumë i fortë. Gjithsesi erdhëm dhe fituam me në gol. Ne dhamë gjithçka në fushë. Jam shumë i lumtur, sepse unë shënova dhe ne fituam.
Super Lig është një maratonë shumë e gjatë, por kur e fillojmë me një fitore të tillë është shumë bukur. Këtë sezon do të jetë shumë e vështirë, pasi të gjitha ekipet janë të mira.
Gjithsesi ne duhet të jemi më mirë se sezonin e kaluar dhe po punojmë për këtë. Do të luftojmë dhe shpresojmë të jemi më mirë dhe ta mbyllim sa më lart në renditje”. /abcnews.al
? İ. H. Konyaspor'a galibiyeti getiren Sokol Cikalleshi, tercüman desteğini reddetti.
– Sevemez Kimse Seni Benim Sevdiğim Kadar
pic.twitter.com/T1Gw5XNpCj— Var Odası #AhmetÇalık (@Var_Odasi) August 16, 2021