Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ronaldo, Isco e Weghorst: Ç’ndodh me merkaton në Milano dhe Madrid

schedule09:58 - 17 Gusht, 2021

schedule 09:58 - 17 Gusht, 2021

Milano, Torino, Madrid: shumë fjalë, madje nga ato që lakojnë Cristiano Ronaldon, Iscon dhe një sulmues holandez, që mund të bashkohet me Interin. Bëhet fjalë për Wout Weghorst, pjesë e skuadrës së Wolfsburg dhe kombëtares së Holandës.

29-vjeçari e ka nisur sezonin me gol, ndërkohë që vjet në Bundesliga ka shënuar 20 herë. Për të Interi duhet të paguajë 15 deri në 20 milion euro për ta transferuar në Serie A. Inzaghit më parë i kanë dërguar në ekip edhe Edin Dzekon.

Për të mbetur në Milano, kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Pioli nuk heqin dorë nga Isco. Një operacion jo i lehtë, nëse bëhet fjalë që Milani ta blejë atë. Sytë janë nga Reali, që nga ana tjetër nuk e ka në plane dhe në kampin italian shpresojnë te ndonjë okazion.

Tema më e nxehtë te Real Madrid është Cristiano Ronaldo. Sulmuesi, aktualisht pjesë e Juventusit, është dëshira e Carlo Ancelottit për sulmin. El Chiringuito e ka raportuar këtë lajm, ndërkohë një Edu Aguirre, një mik i vjetër i CR7, është shprehur:

“Po flasim për të ardhmen e afërt dhe jo për qershorin e vitit 2022. Ekziston mundësia që gjithçka të ndodhë para 1 shtatorit. Ka komunikime të vazhdueshme dhe mund të arrihet një marrëveshje.

Carlo Ancelotti dëshiron të rikthejë Cristiano Ronaldon te Real Madrid dhe është e gjitha e vërtetë. Ai këmbëngul në një rikthim të bujshëm të CR7. Marrëdhënia mes të dyve është shumë e mirë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!