Talebanët morën në kontroll Afganistanin, kurse forcat amerikane dhe trupat e NATO-s u tërhoqën pas 20 vitesh operacionesh ushtarake, veprim i cili befasoi qeveritë perëndimore.
Ndërkohë shumë vende kanë bërë thirrje për mbrojtje të jetës njerëzore, pasi talebanët pushtuan kryeqytetin.
Lexo edhe: Sa i ka kushtuar SHBA-së dhe aleatëve të saj lufta në Afganistan
“Populli afgan meriton të jetojë në siguri dhe dinjitet. Ne në bashkësinë kombëtare jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ata”, janë shprehur në një deklaratë të përbashkët, shkruajnë mediat e huaja.
Lexo edhe: Merkeli: Afganistani në orë të dhimbshme
Irani:
Presidenti iranian, Ebrahum Raisi është shprehur se “dështimi ushtarak” i SHBA-së në Afganistan duhet të shihen si një mundësi për të rikthyer sigurinë dhe paqen e qëndrueshme në Afganistan”, ka thënë ai për një televizion shtetëror iranian, duke shtuar: “ Irani fton të gjitha grupet në Afganistan për të arritur një marrëveshje kombëtare”.
Kina:
Në një komunikim gjatë kësaj të hëne, ambasada shprehu gatishmërinë për të mbështetur rindërtimin e vendit në Kabul.
Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme Hua Chunying, theksoi se Kina do të respektonte zgjedhjen e popullit afgan.
Pakistani:
Ministri i Jashtëm i Pakistanit Shah Mahmood Qureshi siguroi se vendi i tij do të vazhdojë të luajë rolin për paqen dhe stabilitetin në Afganistan.
Rusia:
I dërguari i Kremlinit në Afganistan Zamir Kabulov, nëpërmjet një komunikimi për mediat u shpreh se Moska nuk ka vendosur nëse do ta njohë qeverinë e re telebaneze.
Rusia në 2003 i etiketoi talebanët si një organizatë terroriste.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës:
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, Jake Sullivan u shpreh se presidenti amerikan Joe Biden nuk donte që SHBA të hynte në një “dekadë të tretë konflikti”.
Bashkimi Evropian:
Ministrat e Jashtëm të BE-së do të zhvillojnë të premten një video-konferencë urgjente në lidhje me këtë situatë.
“Afganistani është në një udhëkryq. Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve të saj dhe siguria ndërkombëtare janë në lojë”, ka thënë diplomati i lartë Josep Borrell.
Agjencitë e ndihmës së OKB-së:
Agjencia e OKB-së për koordinimin e ndihmës humanitare është shprehur se mbeten të përkushtuar për të ndihmuar njerëzit në vend.
Gjermania:
Qeveria gjermani u ka bërë thirrje talebaneve të mbrojnë jetën e njerëzve afganë.
Një zëdhënës i kancelares gjermane Angela Merkel u shpreh e shqetësuar për fatet e njerëzve atje.
“Këto ngjarje janë të hidhura, akoma më të vështira bëhen kur i shikojmë në sfondin e misioneve shumëvjeçare të bashkësisë perëndimore të shteteve”{, ka thënë Steffen Seibert.
Katari:
Ministri i Jashtëm i Katarit Mohamed bin Abdulrahman Al Thani, bëri thirrje për stabilitet.
“Ekziston një shqetësim ndërkombëtar për përshkallëzimin e ngjarjeve në Afganistan dhe ne theksojmë rëndësinë e vendosjes së stabilitetit në Afganistan sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.
Mbretëria e Bashkuar:
“Marrja e Afganistanit nga talebanët është një “dështim i bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë sekretari i mbrojtjes së Mbretërisë së Bashluar Ben Wallace./abcnews.al/