Myrto Uzuni gjeti rrugën e rrjetës në fundjavë me Ferencvaros, në kampionat, ndërkohë që ka shënuar në kualifikueset e Champions League edhe katër herë të tjera.
Beratasi, në një intervistë të dhënë, shprehet se po kalon momentin më të mirë në karrierë dhe për këtë u referohet edhe shifrave:
“Jam në formën më të mirë të jetës sime. Në kualifikueset e Ligës së Kampioneve kam shënuar tre gol anë ndeshjen kundër Prishtinës jashtë, gjithashtu gjeta golin në shtëpi kundër Zalgiris. Vecc golave kam edhe tre asiste.
Tani shënova edhe në kampionat dhe mund të them se më mbush me vetëbesim. Më pëlqen futbolli dhe bëj gjithçka të shënoj. Ëndrra ime e fëmijërisë ka qenë të jem në grupet e Champions League.
Në fjalorin tim nuk ka asnjë fjalë që është e pamundur. Dua të luaj në grupet e Champions. Ne kemi shkruar historinë vitin e kaluar dhe do të ishte mirë ta bënim sërish.
Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të qëndrosh në fushë dhe të dëgjosh himnin e Ligës së Kampioneve. Të kapin të dridhurat nga emocionet. Nuk ka asgjë të pamundur në futboll”. /abcnews.al