Filipçe paralajmëron masa të reja: Në kufi do të kërkohet certifikatë vaksinimi ose PCR test

schedule12:21 - 16 Gusht, 2021

schedule 12:21 - 16 Gusht, 2021

Pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid Maqedonia e  Veriut do të ndryshojë masat anti Covid.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, këtë të hënë në një konferencë për mediat ka komentuar  gjendjen epidemiologjike në vend duke nënvizuar se numri i të infektuarve është në rritje dhe apeloi deri tek qytetarët që të vaksinohen.

Ai tha se në mbledhjen e nesërme të Komisionit për Sëmundje Infektive, do të kërkojë që të vendosen masa të reja kufizuese.

Evidente është rritja e personave të infektuar me koronavirus, gjendja është më kritike në Tetovë, Gostivar, po rritet numri edhe në Strugë. Prej sot me punë do të filloj edhe Spitali Modular, në Qendrën klinike në Shkup.

Është biseduar edhe për një masë të re, ajo është që për hyrje dhe dalje nga vendi të kërkohet ose vërtetim për marrje të vaksinës, ose vërtetim që e keni kaluar Covid-19, ose PCR test jo më i vjetër se 72 orë”, deklaroi Venko Filipçe.

Ai shtoi se kjo masë do të vlejë për të gjithë qytetarët, edhe ata të RMV-së edhe të huajt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!