Edmond Zaja shpallet fitues i “Stekës së Artë”, kampionati “Open Balkan Vlora” në bilardo. Aktiviteti është zhvilluar në periudhën 12-15 gusht, në lungomare Vlorë, një aktivitet ku kanë marrë pjesë plot 64 sportistë të bilardos nga i gjithë Ballkani.
Për katër ditë me radhe aktiviteti ngjalli edhe interesim të publikut dhe turistëve të shumtë që kanë populluar Vlorën.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Bilardos, Edmond Loku, e ka cilësuar të rëndësishme zhvillimin e një aktiviteti të tillë, pasi rrit cilësinë e këtij sporti.
Edmond Zaja i Laçit ka fituar në finale ndaj Besmir Cufes të Flamurtarit, ndërsa në vendet 3 dhe 4 u renditen Ermal Dyli dhe Gocaj të Teutës së Durrësit. /abcnews.al