Grupi i armatosur taleban ka marrë kontrollin e Afganistanit dhe forcat britanike nuk do të kthehen për t’i luftuar ata, tha ministri i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar.
“Unë e pranoj që talebanët kanë kontrollin e vendit,” tha Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace për Sky News. “Dua të them, nuk duhet të jesh politolog për të kuptuar se ku jemi këtu, ” shtoi ai.
I pyetur nëse Britania dhe NATO do të ktheheshin në Afganistan, EWallace thotë: “Kjo nuk është në marrëveshje… ne nuk do të kthehemi”. g.v/abcnews.al