Talebanët janë duke marrë kontrollin e plotë të Afganistanit, ndërkohë që presidenti Ghani është larguar. Një zëdhënës i talebanëve i tha Al Jazeera se nuk do të ketë më luftë.
“Lufta ka përfunduar në Afganistan. Ne kemi arritur atë që po kërkonim, lirinë e vendit tonë dhe pavarësinë e njerëzve tanë,” theksoi ai.
Zëdhënësi tha se talebanët nuk mendojnë se forcat e huaja do të “përsërisin përvojën e tyre të dështuar përsëri në Afganistan”.
Më herët të dielën, talebanët u futën brenda pallatit presidencial. Ata pretendojnë se kanë marrë kontrollin e 11 qendrave të rrethit në kryeqytet. g.v/abcnews.al