Luftëtarët talebanë ndodhen në pallatin presidencial të Kabulit, ndërkohë që presidenti i vendit u largua.
Al Jazeera ka publikuar pamje të militantëve që enden nëpër pallat, të armatosur rëndë.
Udhëheqja e grupit, e rrethuar nga dhjetëra luftëtarë të armatosur, iu drejtua mediave nga selia e pushtetit të vendit.