Kryeministri britanik Boris Johnson ka komentuar situatën në Afganistan, pasi talebanët hynë në kryeqytet, Kabul.
Johnson ka thënë se askush nuk dëshiron që Afganistani të bëhet “terren ushqimor për terrorin”.
Duke folur pas një takimi të komitetit të urgjencës, ai tha se situata “vazhdon të jetë jashtëzakonisht e vështirë dhe do të bëhet edhe më shumë”.
Kryeministri u bëri thirrje shteteve të punojnë së bashku dhe të mos njohin asnjë qeveri të re pa marrëveshje.
“Ajo me të cilën po merremi tani ka shumë të ngjarë ardhja e një regjimi të ri në Kabul. Ne nuk e dimë ende saktësisht se çfarë lloj regjimi do të jetë,” tha Johnson.
Kujtojmë se Presidenti afgan Ashraf Ghani është larguar nga vendi, ndërsa militantët janë në prag të marrjes së kontrollit të plotë. g.v/abcnews.al