Shënohen 10 viktima dhe 792 raste me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

schedule16:01 - 14 Gusht, 2021

schedule 16:01 - 14 Gusht, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut ka kryer 9, 270 teste prej të cilëve 792 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 10 pacientë me Covid kanë humbur jetën, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 5,542 persona.

Ndërkohë gjatë 24 orëve 104 pacientë janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 150, 774 persona të shëruar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!