Jorge Antun, menaxheri i Paulo Dybala, ka përfunduar takimin e tretë me drejtuesit e Juventusit për rinovimin e kontratës së numrit 10 të bardhezinjve.
Oferta e fundit e Juventusit ishte 8.5 milion euro në sezon, me bonuse që e çojnë pagën në 10 milion euro. Këtë shifër Dybala e do pagë bazë.
Third meeting ended between #Juventus & Dybala’s entourage. Jorge Antun presented a counter-proposal to the Bianconeri. There’s still distance, and will continue to negotiate. The parties will update later this month ??⚪️⚫️@goal
— Romeo Agresti (@romeoagresti) August 14, 2021
Antun ditën e sotme ka bërë propozimin e ri për rinovimin dhe gazetari Romeo Agresti shkruan se ende ka distancë dhe bisedimet do të vazhdojnë.
Kontrata e Dybala, aktualja, përfundon më 30 qershor 2022 dhe duhet gjetur një zgjidhje, pasi Juventusi nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero. /abcnews.al