Dy persona janë vënë në pranga për kultivim kanabisi në Gjirokastër. Bëhet e ditur se pas kontrolleve me dron në fshatin Labovë e Vogël, policia evidentoi bimë kanabisi të mbjella në një zonë të pyllëzuar.
Bimët njoftohet se janë asgjësuar me zjarr.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, janë arrestuar një 35-vjeçar me iniciale R. Ç., dhe një 18-vjeçar , banues në fshatin Hormovë, të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatit Labovë e Vogël.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. s.b/abcnews.al/