Ekspertët shëndetësorë në Japoni: Merrni masa, po përballemi me rritje të rasteve me Covid

schedule09:53 - 13 Gusht, 2021

schedule 09:53 - 13 Gusht, 2021

Ekspertët shëndetësorë në Japoni kanë deklaruar se vendi po përballet me katastrofë të koronavirusit, ndërsa i kërkuan qeverisë të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të ndaluar përhapjen e infeksioneve.

Japonia ka shënuar një shpërthim të rasteve të Covid  të shkaktuara nga varianti Delta i cili ka një transmetueshmëri të lartë.

Vetëm të enjten autoritetet shëndetësore raportuan më shumë se 18,000 raste.

Ndërkohë Tokio që ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme raportoi 4, 989 të prekur, duke shënuar një rekord rastesh.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!