Talebanët kanë marrë kontrollin e Heratit, qytetit të tretë më të madh të Afganistanit, tha sot një zyrtar i lartë i sigurisë në zonë.
Talebanët “morën gjithçka”, shtoi burimi, duke theksuar se forcat afgane ishin tërhequr “për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme brenda qytetit”, në Guzara, një zonë fqinje.
Herat, i vendosur 150 km larg kufirit iranian dhe kryeqyteti i provincës me të njëjtin emër, ishte tashmë nën rrethim, ndërsa luftime të ashpra shpërthyen në periferi të tij.
Kryengritësit kanë marrë kontrollin e pjesës tjetër të krahinës javët e fundit, duke përfshirë Islam Kala, kalimin kufitar me Iranin, kalimin kufitar më të rëndësishëm të Afganistanit.
Më herët gjatë ditës, qeveria pranoi se qyteti i Ghazni kishte rënë, por tha se luftimet po vazhdonin. “Armiku ka marrë kontrollin mbi Ghazni. Ka luftime dhe rezistencë (nga forcat e sigurisë),” tha Mirëais Stanikzai , një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme. g.v/abcnews.al