Vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve me Covid në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë 24 orëve të fundit nga 5390 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid 639 raste të reja dhe kanë humbur jetën 6 persona.
Sipas raportit të ministrisë bëhet me dije se rastet e reja janë konfirmuar 208 në Shkup, Tetova me 113 raste, Gostivari 99, Kumanova 34, Kërçova 32 etj.
Ndërkaq në orët e fundit betejën me Covid e kanë humbur 22 pacientë, ndërsa raste aktive janë 3746 ku kryesojnë gjithmonë qytet si Shkupi, Tetova dhe Gostivari.
Që nga fillimi i pandemisë kanë ndërruar jetë 5527 njerëz./abcnews.al