Negociatat me Serbinë, Thaçi në Uashington

schedule22:23 - 26 Nëntor, 2018

schedule 22:23 - 26 Nëntor, 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po zhvillon një vizitë në Uashington, ku është pritur nga sekretari i Shtetit, Majk Pompeo. Detajet e takimit nuk dihen, por më herët Thaçi njoftoi se vizita e tij në Shtetet e Bashkuara ka si qëllim koordinimin me administratën amerikane në lidhje me negociatat me Serbinë.

“Duke qenë se ndodhemi në hapat e fundit të mundësisë për një marrëveshje është e domosdoshme prania ime në Uashington, për t’u koordinuar me miqtë e përjetshëm të Kosovës”, deklaroi Thaçi.

Presidenti i Kosovës theksoi se marrëveshja duhet të jetë efikase, e implementueshme dhe njëkohësisht duhet të gjejë një konsensus sa më të madh ndërkombëtar. “Gjithashtu i rëndësishëm është edhe një konsensus brenda për brenda Kosovës”, vijoi Thaçi, duke shtuar se pakti do të sjellë anëtarësimin e Kosovës në OKB. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!