Maqedonia e Veriut shënon rritje të rasteve me Covid, mbi 2 mijë të prekur në një javë

schedule09:27 - 12 Gusht, 2021

schedule 09:27 - 12 Gusht, 2021

Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje të rasteve të koronavirusit.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se për një javë janë regjistruar 2,180 raste me Covid.

Gjithashtu raportohet se në dy ditët e fundit është rritur edhe numri i viktimave.

Aktualisht numri më i lartë i rasteve është shënuar në Shkup me 1053 të prekur dhe Tetovë me 755 raste.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve ka arritur në 159, 269 . Ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 5,521 persona./abcnews.al/