Artistët korçarë Endri dhe Stefi Prifti, në një intervistë të dhënë për edicionin Veror në ABC kanë komentuar ardhjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë që ka shkaktuar debate dhe reagime të shumta.
Në intervistën e tyre për gazetaren Irini Meçe, vëllezërit kanë pohuar se nuk janë përfshirë shumë në këtë debat pasi është një çështje që ju përket atyre që e organizojnë programin.
Stefi është shprehur se deri më tani nuk ka reaguar fare në lidhje me këtë çështje, por për shkak të reagimit që Endri ka bërë dhe ai është përfshirë.
LEXO EDHE: Vëllezërit Prifti për herë të parë koncert në Lezhë: Së shpejti do të sjellim një album të ri
“Bëra një zhurmë të madhe dhe më shajnë ato që jam me ato”, ka thënë Endri.
Ndërkohë nga ana tjetër Stefi është shprehur se puna e tyre është të bëjnë muzikë dhe nuk janë politikanë që të bëjnë muzike.
Ndër të tjera ai ka theksuar se e rëndësishme është që të mos prishet festa që organizohet në Korçë për shkak të një pjesëmarrësi.
“Ne nuk jemi politikanë dhe nuk i bëjmë as organizimet dhe as ftesat për asnjë artist. Këngëtarët ftohen nga të tjerët ne do të bëjmë muzikë dhe do të jemi afër me popullin tone dhe do të vijojmë të japim emocione tona përmes muzikës. Ne nuk mund të prishim ato gjëra të bukura që ndërtohen në këtë vend le ta prishin ato që e bëjnë këtë vend. Unë nuk jam për të prishur festën, nëse ka ekstremistë që duan të prishin 6 ditë festë kjo nuk është e drejtë”, ka thënë Stefi./abcnews.al