Pas Kosovës dhe në Maqedoninë e Veriut duket se numri i rasteve të reja me Covid është rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.
Në raportin e fundit të publikuar për 24 orët e fundit mësohet se nga 5 780 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 588 raste të reja dhe kanë humbur jetën 8 pacientë.
Rastet e reja janë konfirmuar 230 vetëm në Shkup, 101 në Tetovë, dhe 82 në Gostivar.
Ndërkaq në orët e fundit kanë fituar betejën me Covid 26 pacientë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 159.269 raste të reja mes të cilëve 150.613 janë shëruar, kurse 5.521 kanë ndërruar jetë.e.su./abcnews.al